2015
6 Qershor 2015 – Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) organizoi në ambientet e “Vlora International Hotel” një seminar trajnimi rajonal, për punonjësit e degëve të bankave në jugun e Shqipërisë, për zbatueshmërinë e saktë të kërkesave të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.
Trajnimi u zhvillua nën drejtimin e Z. Ndue Maluta, Drejtor i Grupit të Riskut në BKT dhe Zv. Kryetar i Komitetit të AAB për përputhshmërinë, dhe të Z. Agim Ismaili dhe Z. Artan Shiqerukaj nga DPPPP. Në trajnim morën pjesë 36 punonjës të bankave në degë në qytetet Vlorë; Fier; Lushnje; Berat; dhe Gjirokastër, në profile të ndryshme si Drejtues Dege, Drejtues Operacionesh, Këshillues të klientëve, Specialistë të shërbimit të klientelës, etj..
Z. Maluta u shpjegoi pjesëmarrësve në trajnim koncepte bazë si: efektet negative të pastrimit të parave dhe mënyrat e përdorura; vigjilencën e duhur dhe vigjilencën e zgjeruar sipas kategorive të klientëve dhe riskut që ata paraqesin; vendet e origjinës së klientëve dhe transaksioneve me më shumë risk; identifikimi dhe verifikimi i pronarit përfitues, etj.. Ai prezantoi edhe disa tipologji të transaksioneve të dyshimta me raste konkrete dhe ndjekjen e tyre në praktikë.
Z. Ismaili foli për rëndësinë e Raporteve të Aktiviteteve të Dyshimta (RAD) dhe ecurinë e tyre të mirë ndër vite nga bankat, si në drejtim të sasisë edhe të cilësisë. Ai theksoi megjithatë që mbetet problem e ka vend për përmirësim në dërgimin e RAD-ve në kohën e duhur dhe me dokumentacionin mbështetës. Z. Ismaili theksoi gjithashtu edhe rëndësinë e kërkimit paraprak nga bankat të miratimit të veprimeve në raste dyshimi, si mjet shumë i mirë i parandalimit të veprave të pastrimit të parave.
Z. Shiqerukaj prezantoi disa raste konkrete të aktiviteteve të dyshimta të raportuara nga bankat e të ndjekura nga DPPPP.
Seminari do të fokusohet në zhvillimet e fundit të garancive bankare ndërkombëtare, duke i dhënë një theks të veçantë zbatimit të URDG 758 – Rregullat Uniforme të ICC për Garanci Kërkesën.
Tarifa e regjistrimit përfshin dokumentacionin e trajnimit, drekat dhe një libër të rregullave URDG të ICC-së.
Për dy ose më shumë pjesëmarrës nga i njëjti institucion aplikohet 10% zbritje!
Ky Seminar është një domosdoshmëri për:
- Bankierë që punojnë me garancitë bankare, biznesi ose operacional;
- Specialistë biznesi të fokusuar në financimin e tregtisë;
- Specialistët bankierë në marrëdhënie me klientin, manaxherët;
- Avokatët, këshilltarë ligjorë, juristë , mbikëqyrës financiarë, inspektorë, siguruesit me përvojë në financimin e tregtisë.
Tarifë Regjistrimi
Anëtarët e ICC Albania 250 € (+ TVSH 20%)
Jo-anëtarët e ICC Albania 300 € (+ TVSH 20%)
Regjistrohuni tani dhe Shkarkoni Broshurën
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni në adresën elektronike: [email protected]
Tregtia e jashtme – Letër Kreditë janë instrumente të njohur zakonisht për përdorim të gjërë në Tregtinë Ndërkombëtare.
Në këtë seminar do të diskutohet për kërkesat e Letër Kredive. Ky seminar fokusohet kryesisht në mënyrën se si të identifikojmë, vlerësojmë, dhe të minimizojmë riksun e letër kredive tregtare . Njohuritë mbi marketingun dhe shitjen do të kenë gjithashtu një fokus të veçantë.
A keni ndonjë kërkesë mbi raste konkrete tuaja? Ky seminar është vendi për të diskutuar mes ekspertëve dhe gjetur alternative. Dërgoni rastet e juaja me kushte anonimati!
Rastet do të analizohen dhe prezantohen për diskutim. Ju lutem na mundësoni rastet e juaja deri më datë 20 Prill 2015.
Tarifa e regjistrimit përfshin dokumentacionin e trajnimit, pushim kafeje, drekat dhe Rregullat UCP 600.
Për dy ose më shumë pjesëmarrës nga i njëjti institucion aplikohet 10% zbritje!
Kush duhet të marrë pjesë?
Ky trajnim do të ketë interes të veçantë për:
- Specialistët e financimit të tregtisë;
- Specialistë të Institucioneve Finaciare;
- Specialistët e Letër Kredive;
- Këshilltarë biznesi për Import/Export;
- Punonjës të departamentit të riskut dhe financës.
Tarifë Regjistrimi
Anëtarët e ICC Albania 220 € (+ TVSH 20%)
Jo-anëtarët e ICC Albania 300 € (+ TVSH 20%)
Regjistrohuni tani dhe Shkarkoni Broshurën.
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni në adresën elektronike: [email protected]l
Deloitte organizoi në ambientet e AAB një seminar me fokus ligjin e ri të TVSH-së në industrinë bankare. Ekspertët e Deloitte prezantuan dhe diskutuan ndryshimet në Ligj si dhe në Udhëzimin e publikuar së fundmi, duke i’u referuar transaksioneve më të rëndësishme midis bankave dhe klientëve të tyre vendas, të huaj si dhe dhe furnitorët dhe duke i analizuar ato në krahasim me dispozitat ligjore dhe praktikat në disa vende të BE.