2017
30 Nëntor 2017
AAB, në bashkëpunim me ekspertë të PricewaterhouseCoopers Albania (PWC), organizoi një tryezë diskutimi, me fokus Certifikimin në kuadër të Foreign Account Tax Compliance Act (“FATCA”) dhe aplikimin e rregullave të Common Reporting Standart (“CRS”). Në këtë tryezë morën pjesë 22 përfaqësues të bankave anëtare dhe u diskutua mbi:
- Rendësinë e aplikimit të rregullave FATCA dhe procedurat e certifikimit tre vjeçar të cilat kryhen për herë të parë që nga hyrja në fuqi e ligjit; dhe për me tepër duhet të mbyllen brenda 30 qershorit 2018.
- Lidhur me standardin e raportimit CRS dhe ndikimin që pritet të këtë në Institucionet Financiare.
AAB dhe komiteti i saj i kartave organizuan një tryezë diskutimi të titulluar “Si të ndërtojmë një portofol fitimprurës në fushën të kartave”. Mbi këtë temë u mbajtën prezantime nga përfaqësues të kompanive VISA dhe MasterCard. Ky aktivitet u përqendrua në adresimin e strategjive ose teknikave për rritjen e treguesve të përfitueshmërisë në fushën e kartave; njohuritë më të fundit dhe udhëzimet e industrisë së kartave nga MasterCard dhe ekspertët e pagesave të kompanive VISA dhe MasterCard; si dhe praktikat më të mira të ndjekura në botën. Diskutimi u ndoq nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, anëtarë të Komitetit të kartave të AAB-së dhe ekspertë të bankave.
Më 21 qershor 2017, AK-Invest, me mbështetjen e AAB-së, organizoi një seminar mbi “Rëndësinë e programit të përputhshmërisë për PPP-në”. Seminari solli të dhëna mbi: Kornizën e Programit të Përputhshmërisë së MGI-së, Përmbledhjen e Ciklit të Jetës së Përputhshmërisë së Transaksionit, Monitorimin e Transaksioneve, Raportet e Monitorimit të PPP-së, Kontrollet PPP në Monitorimin e Agjentit. N~ takim morën pjesë përfaqësues të bankave tregtare, FIU-t, të Bankës së Shqipërisë, përfaqësues të Partnerëve MoneyGram në Shqipëri, etj.
Seminari solli një risi në qasjet e Menaxhimit të Marrëdhënieve me Klientin (CRM), duke përdorur analizat në kohë reale, në fusha të tilla si: menaxhimi i vlerës së klientit, fushatat për konsumatorët, ose përvoja e tyre. Ajo u organizua në Rogner Hotel, Tiranë, në 8 qershor 2017 ku morën pjesë bankat tregtare, operatorë të telekomunikimit, shoqëritë financiare dhe teknologjike, etj. Eksperti Davor Marić, me 15 vjet eksperiencë në fushën e CRM-së, ndau njohuritë e tij mbi praktikat e CRM-së, nëpërmjet teknologjive të të dhënave masive, një risi kjo që i jep shoqërive përparësi në treg.
Më 1 qershor u organizua takimi i punës: “SWIFT: Programi i Sigurisë së Klientit (CSP) në Shqipëri”, i cili është një program i nisur nga shoqëria SWIFT, pas sulmeve kibernetike që ndodhën në Filipine një vit më parë. Takimi i punës u zhvillua në 2 pjesë dhe u ndoq nga Drejtuesit e Sigurisë së Informacionit – CISO; Drejtuesit e TI-së; kontaktet kryesore të SWIFT-it, Ministria e Financave, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve financiare jo-bankare. Ekspertët SWIFT dhanë informacion rreth krimeve kibernetike të ndodhura dhe detaje të kontrolleve të sigurisë së CSP-së (16 detyrueshme dhe 11 opsionale), që duhet të zbatojnë institucionet financiare në 2017. Në këtë veprimtari pjesëmarrësit shqyrtuan kontrollet specifike në Alliance Access and Entry, diskutuan rrjedhojat e Release 7.2 dhe iu përgjigjën të gjitha pyetjeve ende të hapua në këtë fazë, edhe për përdoruesit e Lite2.
Më 2 qershor, u organizua takimi vjetor i UGM-së. Takimi u përqendrua në: përditësimin e Programit të Sigurisë së Klientit (CSP); Inovacioni i Pagesave Globale të SWIFT (SWIFTgpi); Portofoli i përputhshmërisë: Raporti i Vlefshmërisë Ditore; Cilësia e të dhënave të pagesave (FATF16, Rregullorja e dytë e transferimit të fondeve); Regjistri i KYC; Prezantimi dhe Shërbimet e Release 7.2; Botimet më të fundit të Bordit. Veprimtaria u ndoq nga përfaqësues të bankave anëtare dhe Bankës së Shqipërisë.
Në 4 prill AAB, në bashkëpunim me IFC, organizoi tryezën e rrumbullakët me temë: “E ardhmja e menaxhimit të rrezikut”. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Drejtues të departamenteve të rrezikut dhe stafeve respektive të bankave anëtare, ekspertë të IFC, Zëvendës shefi i misionit të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, etj. “Prezantimi i ICAAP në tregun financiar shqiptar/Vështrim i përgjithshëm i strategjisë”; “Rrugëtimi i praktikave më të mira të menaxhimit të rrezikut”; “Lëvizja drejt një menaxhimi më të mirë të rrezikut /përcaktimi i oreksit të rrezikut”, ishin disa nga temat kryesore të trajtuara në takim.
AAB, në bashkëpunim me IFC, organizuan më 7 Shkurt, Takim-diskutimin për bankat që veprojnë në Republikën e Shqipërisë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me ligjin e ri të falimentit dhe procedurat e tij. Ligji ri “Për falimentin”, u miratua më datë 27 tetor 2016.
Ky Workshop pati si qëllim të pasqyrojë risitë e ligjit të ri mbi falimentin, të evidentojë procedurat e tij nën këndvështrimin e bankave dhe atë ligjor, duke specifikuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të administratorit të falimentit. Trajnimi u drejtua nga konsulentët e IFC-së, Prof. Mariana Semini dhe Prof. Vangjel Kosta dhe u ndoq nga 42 punonjës të bankave.