2018

Date:
21 November 2018

Location:
Rogner Hotel Tirana, Bulevardi Dëshmorë te Kombit 1001, AL-Tirana

Digitalization is transforming the way banks operate, how they engage with customers and the products and services they provide. It has become a global phenomenon, supported by regulations such as PSD2. but driven by consumer expecations, business needs and rapid technological development.

The Albanian Association of Banks and KOBIL invite you to get to know what it takes to be a fuly digitized but at the same moment secure and compliant bank.

AGENDA

SPEAKERS

Më 7 nëntor 2018, AAB bashkëorganizoi me Zyrën e Komisionerit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave (IDP), një tryezë diskutimi mbi rregullat në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndikimin në sektorin bankar. Duke pasur parasysh përputhshmërinë me kërkesat e Rregullores së Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithshme të BE-së (GDPR), seminari trajtoi dispozita të ndryshme të kësaj rregulloreje dhe atë që bankat duhet të bëjnë për të qenë në përputhshmëri. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga Banka e Shqipërisë, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave, si  dhe ekspertë nga bankat tragtare. Të pranishmit u përshëndetën nga  nga z. Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nga z. Spiro Brumbulli, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së.

Znj. Pjerina Gaxha, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mbajti një prezantim për të pranishmit, ku i njohu me legjislacionin mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe praktikën e Zyrës së Komisionerit me sektorin bankar. Në vijim, z. Italo De Feo, partner në CMS Adonnino Ascoli Cavasola Scamon, Itali, prezantoi zbatimin e Rregullores mbi Mbrojtjen e të Dhënave të Përgjithshme të BE (GDPR) nga sektori bankar.

Në mbyllje të veprimtarisë, pjesëmarrësit në këtë seminar kishin mundësinë të adresonin pyetjet e tyre.

Më 26 tetor, u organizua Forumi SEE NPL 2018, në Beograd, Serbi, i cili u përqendrua në prirjet në të ardhmen për NPL-të dhe çfarë do të thotë kjo për tregun e SEE NPL-ve. Pjesëmarrës në Forum ishin profesionistë nga sektori bankar, rregullatorë, investitorë dhe vlerësues të cilët përfshihen në shitjet dhe blerjet e NPL-ve.

Programi i Forumit përbëhej nga sesione të cilat adresuan përpjekjet e bëra nga rregullatorët vendorë dhe ndërkombëtarë, institucionet financiare ndërkombëtare, bankat, sektorin e pasurive të patundshme, lojtarët e tjerë të tregut dhe investitorë, për të zgjidhur çështjen e NPL-ve të akumuluara në sektorin financiar. Pjesëmarrësit shkëmbyen informacion dhe mendime për çështjen e NPL-ve, për transaksionet që do të zhvillohet në periudhën e ardhshme në të gjithë rajonin, sfidat me të cilat janë duke u përballur bankat dhe ligjvënësit rajonal në tregjet e Evropes Juglindore, dhe përpjekjet e  kompanive dhe bankave për të parandaluar një tjetër valë te kredive me probleme.

  1. Silvio Pedrazzi, Kryetar i Bordit, Shoqata Shqiptare e Bankave dhe CEO, Intesa Sanpaolo Bank Shqiperi, mori pjesë si folës në një prej paneleve të forumit. Gjatë fjalës së tij, Z. Pedrazzi, vuri në dukje sfidat me të cilat ballafaqohen bankat në Shqipëri në tregun e SEE dhe se si mund të përmirësojnë cilësinë e të dhënave të tyre.

Më 19 tetor 2018, në ambientet e AAB-së  u organizua një tryezë diskutimi mbi projektin e Byrosë së Kredive, me praninë e ekspertit ndërkombëtar Jim Aziz nga Baja Group Consultants. AAB po studion mundësinë e krijimit në Shqipëri të një byroje private të kredive. Përfaqësues nga bankat, mikrofinancat dhe shoqëritë e sigurimeve, shërbimet publike dhe shoqëritë konsulente ligjore morën pjesë në këtë aktivitet. Ky seminar synonte njohjen mbi zhvillimin e Byrosë së Kreditit në Shqipëri duke u përqëndruar në ndërtimin e një Byroje Private të Kreditit për Shqipërinë dhe potencialin e Shqipërisë për këtë projekt. Gjatë veprimtarisë, eksperti sqaroi disa nga shqetësimet e ngritura nga pjesëmarrësit.

Më 18 tetor 2018, u organizua forumi mbi mbi sigurinë kibernetike. Një ngjarje e suksesshme dedikuar çështjeve të sigurisë kibernetike dhe informative, organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Forumi mblodhi ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të sigurisë kibernetike, të cilët shkëmbyen njohuri dhe paraqitën praktikat më të mira dhe mundësi zhvillimi rreth temave që u diskutuan.

Më shumë se 40 pjesëmarrës ndoqën forumin i cila përfshinte 2 sesione. Gjatë sesionit të parë, eksperti i ATTF-së, z. Hristiyan Lazarov, Digital Forensics & Response Incident, Silent Breach, u përqendrua në rëndësinë e menaxhimit të sigurisë kibernetike dhe të informacionit. Folësit në sesionin e dytë prezantuan për pjesëmarrësit gjëndjen në vend.  Znj. Elisa Stamo, nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, prezantoi kuadrin e ri ligjor dhe rregullator dhe Dr. Hergis JICA, Kryekomisar, Njësia për Krimin Kibernetik, Policia e Shtetit Shqiptar, prezantoi trendet e krimit kibernetik në Shqipëri.

Forumi u organizua në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit të Sigurisë Kibernetike, i cili është një iniciativë vjetore e dizajnuar për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e Sigurisë Kibernetike dhe për të siguruar biznesin dhe qytetarët me mjetet dhe burimet e nevojshme për sigurinë në internet, si dhe për të përmirësuar reagimin ndaj çdo incidenti të mundshëm kibernetik.

AAB bashkëpunon me kompaninë Symmetric Group, e cila mbështetet nga partneri i tyre ndërkombëtar New Frontier Group, për të organizuar një takim pune me përfaqësuesit e bankave anëtare, me temë : Transformimi Digjital në Sistemin Bankar. Takimi do të organizohet në kuadër të strategjisë së AAB-së për promovimin e transformimit digjital dhe do të përqëndrohet në sfidat e digjitalizimit.

Data

26 qershor 2018

Target Group

  • Drejtues të Retail-it;
  • Drejtues të departamenteve të Teknologjisë së Informacionit;
  • Drejtues të departamenteve të pagesave.

Agjenda:

  1. Rruga e transformimit digjital për bankat tradicionale.
  • Cila është risia reale pas Bankingut Digjital?
  • Vlera e vërtetë e platformës Omni-channel dhe automatizimi i procesit.

2. Diskutim

Në datë 29 maj 2018, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi një tryezë diskutimi me fokus Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Përfaqësues të Raiffeisen Bank prezantuan ndryshimet dhe kërkesat kryesore të rregullores në fjalë si dhe ndanë me të pranishmit eksperiencën e tyre në zbatim të këtyre kërkesave. Veprimtaria u ndoq nga përfaqësues të departamenteve të përputhshmërisë, ligjorit dhe teknologjisë së informacionit nga bankat anëtare. General Data Protection Regulation – GDPR apo Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave, është rregullorja e BE-së që ka hyrë në fuqi nga data 25 maj 2018 dhe ka për qëllim përpunimin e unifikuar dhe të barabartë të të dhënave personale të shtetasve të BE-së (përfshirë gjithashtu shtetet e zonës ekonomike evropiane: Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra), e që realizohet nga subjektet në kuadër të një marrëdhënie biznesi. Në vështrim të përgjithshëm, risia kryesore e rregullores është juridiksioni i zgjeruar i saj. Konkretisht, detyrimin për zbatimin e rregullores e kanë të gjitha organizatat publike, apo private, të cilat, pavarësisht vendndodhjes së tyre, mbajnë, apo përpunojnë të dhëna personale të shtetasve të BE-së.

AAB në bashkëpunim me ICC Albania dhe United Nations në Shqipëri organizon më 24 maj 2018 workshop-in mbi Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SDGs).

Në vitin 2015, Kombet e Bashkuara përcaktuan 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) që adresojnë çështjet e zhvillimit social dhe ekonomik në një shkallë globale, secili me grupin e tyre të synuar. Të gjithë sektorët e shoqërisë inkurajohen të punojnë dhe të bashkëpunojnë drejt këtyre qëllimeve jetike. Bizneset si një kontribues i rëndësishëm në ekonominë shqiptare luajnë një rol jetik duke u bashkuar me përpjekjet për arritjen e SDGs.

Folës: Ilir Ciko, expert kombëtar

Data: 24 maj 2018

Kohëzgjatja: 12:00-13:30

Target Group

  • Drejtues të departamenteve të marketingut dhe komunikimit
  • Ekspertë (Senior Experts) të departamenteve të marketingut dhe komunikimit të cilët janë të njohur me OZhQ-të si pjesë e punës së tyre.

Më 1 mars 2018, AAB në bashkëpunim me Grupin Mellon, organizoi një tryezë diskutimi me fokus transformimin digjital dhe Direktivën e Shërbimeve të Pagesave 2 (PSD2), me pjesmarrjen e përfaqësuesve të Bankës së Shqipërisë, bankave anëtare të AAB-së dhe bankave në Kosovë. Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte të ofronte këshilla në kontekstin e ndryshimit të tendencave të tregut, mjedisit teknologjik dhe rregullator.

Disa nga temat e prezantuara nga ekspertë të kompanive si: Mellon Group, Gemalto, Euronovate dhe Crowdpolicy, u përqendruan në autentikimin e konsumatorëve; Verifikimin nëpërmjet ID; KYC (Njihni klientin tuaj); Nënshkrimin elektronik për degët pa letër; API i hapur bankar – mandati minimal i PSD2.

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) organizoi më 20 shkurt një tryezë diskutimi me fokus sektorin bankar italian dhe atë shqiptar. Përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Drejtorë të Përgjithshëm dhe drejtues të nivelit të lartë nga disa banka, ambasadori italian në Tiranë, si dhe përfaqësues të Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Shoqatës Italiane të Bankave (ABI), ishin të pranishëm në këtë takim, për të diskutuar mbi situatën, perspektivat dhe sfidat aktuale të industrisë bankare.

Në fjalën e tij të mirëseardhjes, kryetari i AAB-së, z. Silvio Pedrazzi, prezantoi një pasqyrë të sistemit bankar në Shqipëri duke u përqendruar në veçanti në strukturën e sistemit bankar shqiptar dhe tendencat e fundit ekonomike dhe financiare. Ai përshëndeti mundësinë për të thelluar bashkëpunimin me homologët italianë dhe për të përfituar nga përvoja e tyre si një vend i BE-së.

Z. Guido Rosa, zëvendëskryetar i ABI, pasi falenderoi organizatorët për pritjen dhe palën shqiptare për pritjen dhe organizimin e një vizite të mrekullueshme të delegacionit Italian në Shqipëri, theksoi se sot sektori bankar në Itali ka lënë pas kohën e krizës, sistemi ndodhet në konsolidim, janë bashkime që kanë ndodhur dhe po ndodhin, bankat po përparojnë dhe po përballen me sfidat e modernizimit të modelit të biznesit të tyre. Sfida më e madhe tani është lidhja e madhësisë së kapitalit me fitimin e siguruar nga aktiviteti bankar.

Z. Pierfrancesco Gaggi, Drejtor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (ABI), bëri të njohur për pjesëmarrësit strukturën dhe zhvillimet e fundit në sistemin bankar në Itali. Theksi u vu në konsolidimin e sektorit dhe në situatën e kredive me probleme. Gjatë fjalës së tij ai tha se me stabiliazimin makroekonomik, sitauta e bankave është përmirësuar ndjeshëm, edhe pse nën trysninë e ndryshimeve të shumta rregullative.

Nga pikëpamja rregullatore, z. Deniz Deralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, prezantoi zhvillimet e fundit në kuadrin rregullator dhe masat përkatëse për ndërmjetësuesit e huaj. Çështje si tendencat financiare brenda kornizës evropiane, Basel II dhe III Acord, ndryshimet që tashmë kanë ndodhur dhe ndryshimet që duhet të bëhen, masa për të kontrolluar dhe ulur NPL dhe nevojën për standarde të përmirësuara, u prezantuan gjatë fjalimit të tij.

Takimi perfundoi me rekomandimin për të forcuar kontaktet dhe thelluar bashkëpunimin në të ardhmen në interes të përbashket.