2019
25 October
Max nr pax
16
City
Tirana
Trainer
PoY Master Trainer Larissa Winter, Expert, AIEx
Më 24 tetor, AAB bashkëpunoi me kompaninë VISA në organizimin e një Workshop-i me praninë e dy ekspertëve të VISA CEMEA, Znj Anzhela Kashperuk, dhe Z. Srdjan Tutoric. Përfaqësues të nivelit të lartë nga departamentet e kartave dhe operacioneve në bankave anëtare të AAB-së, morën pjesë në aktivitet.
Ky aktivitet u përqendrua në tema të rëndësishme, siç janë: mandatet 3DS; Mënyra si bankat mund të rrisin biznesin E-Commerce; Procesi i përthithjes së botimeve të VBN; etj.. Të dy ekspertët ndanë përvojat dhe njohuritë e tyre me pjesëmarrësit.
Data
24 Shtator
Qyteti
Tirana
Më 12 qershor 2019, AAB dhe Facilization, një kompani që ofron shërbime dhe programe në fushën e Teknologjisë së Informacionit me fokus në sistemin bankar dhe institucionet financiare, bashkë organizuan një tryezë diskutimi mbi Open Banking dhe PSD2 (Direktiva e Rishikuar e Shërbimeve të Pagesave). Duke pasur parasysh Direktivën e PSD2 të BE-së, aktiviteti synoi njohjen me rrethana krejt të reja për bankat qe por do të krijojë procesi i zbatimit të Open
Banking. Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të bankave tregtare dhe kompanive Facilization dhe RedHat.
Workshopi çeli punimet e tij me fjalët përshëndetëse të Z. Spiro Brumbulli, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së dhe z. Gjergj Guri, Drejtori i Përgjithshëm i Facilization.
Z. Endri Gjino, dhe z. Klodian Hima, përfaqësues të Facilization, mbajtën prezantime mbi rastet e përdorimit të PSD2 dhe Open Banking, që do të shënojë evoluimin e teknologjisë dhe sinjalizon krijimin e një mjedisi më konkurrues, nga i cili do të përfitojnë konsumatorët.
Në vijim, z. Filip Dalek, dhe z. Andrzej Kowalczyk përfaqësues të RedHat, prezantuan teknologjitë e kësaj kompanie.
Në përfundim, Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe informoi mbi projektligjin e ri për shërbimin e pagesave, i cili do të përafrojë sistemin tonë të pagesave me Direktivën e PSD2 të BE dhe ka për qëllim të promovojë krijimin e një sistemi novator të pagesave në Shqipëri, të ulë pagesat në cash dhe të krijojë kushte të përshtatshme për zgjerimin e konkurrencës, transparencës dhe të sigurisë në sistemin e pagesave.
Më 9 maj, u organizua mbledhja vjetore e UGM-së. Takimi i punës u zhvillua në 2 pjesë dhe në të morën pjesë përfaqësues të bankave anëtare si p.sh.: drejtues të sigurisë së informacionit – CISO; drejtues të IT-së; persona të kontaktit të SWIFT-it. Të pranishëm, gjithashtu, edhe përfaqësues të Bankës së Shqipërisë.
Takimi u përqendrua në zhvillimet në platformën SWIFT dhe përditësimin e programeve të sigurisë së klientit dhe përputhshmërisë.
Drejtorët e përgjithshëm të bankave tregtare, zhvilluan sot një takim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi. Në qendër të diskutimit ishte përmirësimi i klimës së biznesit. Duke theksuar qëndrueshmërinë, besueshmërinë, fortësinë rregullative, likuiditetin e bankave dhe domosdoshmërinë e kreditimit të mëtejshëm, të pranishmit në takim ngritën shqetësime në lidhje me efikasitetin e administratës publike, me trajtimin fiskal të bankave dhe biznesit, me çështjen e të drejtave të pronësisë, të de-euroizimit, të uljes së cash-it në ekonomi dhe luftës kundër informalitetit, të firmës elektronike, të vonesave në rimbursimin e detyrimeve nga shteti, të udhëzimit të dy ministrave për tarifat e shërbimit gjyqësor përmbarimor privat, të situatës aktuale, të mundësisë për financimin e ekonomisë, etj. Në takim u shpreh vullneti për t’i trajtuar me radhë këto shqetësime drejt zgjidhjes së tyre.