Java e Parasë 2019

Gjatë javës 25-31 mars 2019, Banka e Shqipërisë (BSh) dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR),

Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe ANFE organizojnë aktivitete të larmishme, duke synuar
përfshirjen e një numri sa më të madh të rinjsh, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre mbi çështje të
edukimit financiar.

Tema e këtij viti: “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër!
Në Javën e Parasë 2019 janë përfshirë aktivisht rreth 4000 nxënës dhe studentë, nga më shumë se 90 shkolla të të gjitha niveleve.

4 000 nxënës dhe student

90 shkolla të të gjitha niveleve

Në datën 25 mars 2019, në mjediset e Bankës së Shqipërisë, u çel Java e Parasë. Aktiviteti u përshëndet nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zj. Lorena Haxhiu, dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Silvio Pedrazzi. Pas fjalëve të rastit, aktiviteti vijoi me shpërndarjen e çmimeve për fituesit e konkurseve të lançuara një muaj më parë nga BSh dhe AAB.

Konkursi i parë i organizuar në kuadër të kësaj jave mbante temën “Mëso. Kurse. Fito” dhe u mbështet nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT). Në konkurs morën pjesë nxënës të klasave VI të shkollave 9-vjeçare.
Konkursi i dytë ishte ai me fotomontazhe me temë: “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër: një 0 më shumë bën diferencën”, në të cilën morën pjesë nxënësit e klasave IX të shkollave 9-vjeçare. Konkursi u mbështet nga Credins Bank.
Ndërsa konkursi i tretë i organizuar ishte ai i videos më të mirë. Nxënësit gjimnazistë u ftuan të përcillnin me origjinalitet mesazhet e tyre për temën: “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër” dhe çmimet u mbështetën nga American Bank of Investments.

Konkursit për esenë më të mirë me temat “Ridenominimi i Lekut: vështrim socio-linguistik mbi një gabim 55-vjeçar” (Dega Gjuhë-Letërsi) dhe “Ridenominimet: shembuj nga historia dhe rasti shqiptar” (Dega Financë-Bankë), u mbështet nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Programi i “Edukimit të Punëkërkuesve të Rinj në sektorin bankar”
Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare te Bankave shpallën hapjen e programit trajnues për punëkërkuesit e rinj për vitin akademik 2019-2020, duke organizuar sesione informimi në universitete.

Vizita në Muzeun e BSH-së dhe prezantim me temë “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër”
Me rastin e Javës së Parasë 2019, nxënës të klasës II të shkollës “Vatra e Dijes” vizituan Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Gjatë vizitës, nxënësit u njohën edhe me temën “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër”. Gjithashtu, nxënës të shkollës së mesme Hoteleri-Turizëm vizituan Muzeun e Bankës së Shqipërisë, ku u njohën me koleksionin numizmatik, me historinë ekonomike dhe monetare të vendit, si dhe me temën “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër”.

Vizitë në Muzeun e BSH-së dhe orë mësimore me temë: “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër”
Nxënës të shkollës 9-vjeçare jopublike “Don Bosko” vizituan Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Fëmijët u njohën me koleksionin numizmatik, si dhe vizituan ambientet e muzeut dedikuar edukimit financiar të më të vegjëlve.

Leksion i hapur në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë
Ekspertë të Bankës së Shqipërisë mbajtën, më 27 mars, një leksion për studentët e viteve të dyta dhe të treta të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë.

Vizitë në Muzeun e BSH-së
Në ditën e tretë të Javës së Parasë, nxënës të ciklit të ulët të shkollës 9-vjeçare jopublike “Udha e Shkronjave” vizituan Muzeun e Bankës së Shqipërisë

“International trade Game”
Junior Achievement organizoi tre kampe njëditore rajonale, në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
Morën pjesë 90 shkolla të përfaqësuara me rreth 100 nxënës në total. International trade Game është një format edukativ, ku nxënësit në grupe vihen në pozicionin e shteteve dhe operojnë në tregjet ndërkombëtare.

Më 28 mars 2019, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, organizoi për të dytin vit radhazi, Kuizin Evropian të Parasë me pjesëmarrjen e rreth 350 nxënësve të shkollave 9-vjeçare nga i gjithë vendi. Pjesmarrësit konkurruan në bazë ekipore në një garë të organizuar nëpërmjet platformës online Kahoot!

Fëmijë të moshave 13 – 15 vjeç nga 59 shkolla 9-vjeçare morën pjesë në këtë konkurs, i cili është një nismë e re për të vënë në provë njohuritë e tyre financiare. Ekipi fitues është nga shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë dhe përbëhet nga: Almira Tota dhe Hana Spahia.

Fituesit do të përfaqësojnë Shqipërinë në finalen evropiane ku do të garojnë 30 vende. Konkursi do të zhvillohet më 7 maj në Bruksel. Përveç kësaj, Banka e Shqipërisë shpërndau dhurata simbolike për fituesit.

Leksion i hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, nga z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Në përfundim të Javës së Parasë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, mbajti një leksion të hapur në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, me temë “Roli i Bankës së Shqipërisë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit – stabiliteti financiar, një parakusht i domosdoshëm në zhvillimin ekonomik”.

Innovative Talk “Nga një aplikacion për Financat personale tek Biznesi”
Me rastin e Javës së Parasë, në ambientet e Bankës së Shqipërisë, z. Perjan Duro mbajti prezantimin “Financat personale: Jeta e një aplikacioni financiar”.
Si krijues i aplikacionit MoneyCoach, Perjan Duro prezantoi procesin e krijimit të aplikacionit me qëllim promovimin e ideve novatore në funksion të edukimit financiar dhe përfshirjes financiare. Ky aplikacion mund të shkarkohet pa pagesë në Apple dhe Play Store, për të ndihmuar në administrimin e financave personale.

Gjatë javës 25-31 mars 2019, Banka e Shqipërisë (BSh) dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe ANFE organizojnë aktivitete të larmishme, duke synuar përfshirjen e një numri sa më të madh të rinjsh, me qëllim ndërgjegjësimin e tyre mbi çështje të edukimit financiar.

Në datën 25 mars 2019, në mjediset e Bankës së Shqipërisë, u çel Java e Parasë. Aktiviteti u përshëndet nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Luljeta Minxhozi, Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zj. Lorena Haxhiu, dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Silvio Pedrazzi.

Në fjalën e saj përshëndetëse, zj. Minxhozi theksoi se Banka e Shqipërisë, si shumica e bankave qendrore në botë, ka marrë pozicion pro aktiv në përpjekjet për rritjen e kulturës financiare. Ky angazhim përputhet plotësisht me frymën e transparencës ndaj publikut e të rritjes së nivelit të ndërgjegjësimit të tij mbi çështje ekonomike e financiare që ndikojnë në jetën e përditshme të gjithsecilit.

Zj. Minxhozi nënvizoi gjithashtu moton e aktivitetit “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër!”, duke adresuar një çështje specifike për vendin tonë, siç është përdorimi i gabuar, prej më shumë se 5 dekadash, i termave “lek i ri” dhe “lek i vjetër” në marrëdhëniet tona të përditshme financiare.

Kryetari i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, z. Silvio Pedrazzi, në fjalën e tij vlerësoi rëndësinë e edukimit financiar si mjet për përfshirjen financiare. Me iniciative të AAB-së, në vitin 2018 u krijua Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE). Tashmë, ka ardhur koha që këto aktivitete të jenë pjesë e një strategjie të miratuar nga institucionet shtetërore dhe të ndiqen në vazhdimësi.

Pas fjalëve të rastit, aktiviteti vijon me shpërndarjen e çmimeve për fituesit e konkurseve të lançuara një muaj më parë nga BSh dhe AAB.
Konkursi i parë i organizuar në kuadër të kësaj jave mbante temën “Mëso. Kurse. Fito” dhe u mbështet nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT). Në konkurs morën pjesë nxënës të klasave VI të shkollave 9-vjeçare.

Konkursi i dytë ishte ai me fotomontazhe me temë: “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër: një 0 më shumë bën diferencën”, në të cilën morën pjesë nxënësit e klasave IX të shkollave 9-vjeçare. Konkursi u mbështet nga Credins Bank.

Ndërsa konkursi i tretë i organizuar ishte ai i videos më të mirë. Nxënësit gjimnazistë u ftuan të përcillnin me origjinalitet mesazhet e tyre për temën: “Tepër i ri për të folur me Lekë të vjetër” dhe çmimet u mbështetën nga American Bank of Investments.

Fituesit e konkursit për esenë më të mirë me temat “Ridenominimi i Lekut: vështrim socio-linguistik mbi një gabim 55-vjeçar” (Dega Gjuhë-Letërsi) dhe “Ridenominimet: shembuj nga historia dhe rasti shqiptar” (Dega Financë-Bankë), do të shpallen gjatë Javës së Parasë. Intesa Sanpaolo Bank Albania është mbështetës i këtij konkursi.

GALERIA