Efiçensa e Energjisë
Çfarë është Efiçensa e Energjisë?
Më poshtë do të gjeni disa përcaktime të konceptit të “Efiçensës së Energjisë”:
- “Efiçensa e Energjisë” nënkupton raportin në përqindje të energjisë në dalje me energjinë në hyrje, në të njëjtin sistem energjitik, që në rastin tonë është ndërtesa. Ky është përcaktim teorik i saj.
- Më thjesht do të thonim se “Efiçensë Energjie” kemi atëherë kur në një proçes energjitik arrijmë rezultate të njëjta duke përdorur më pak energji. Teprica e energjisë në këtë rast është energjia e kursyer nga marrja e masave për të ulur sasinë e energjisë së përdorur në këtë proçes.
Cilat janë përfitimet e Investimeve të Efiçensës së Energjisë
Një nga argumentat kryesorë, mes shumë argumentave të tjera në favor të përmirësimit të efiçensës në energji është roli i saj kryesor në ndryshimin e zbutjes së efekteve klimaterike. Në të vërtetë, përmirësimi i efiçensës së energjisë shihet tani si strategjia më e rëndësishme për arritjen e reduktimit të emisioneve të gazit serë (GHG), të nevojshme këto për st abilizimin e sistemit të klimës globale, sepse përmirësimi i efiçensës së energjisë është veçanërisht kosto-efektiv dhe mund të arrihet shpejt.
Përveç nevojës për të zbutur ndryshimet klimaterike, ka shumë argumenta të tjerë të fortë në favor të efiçensës së energjisë, veçanërisht ato në vijim:
- Kosto më të ulët të energjisë dhe si rrjedhim kosto më të ulëta në faturat e energjisë për konsumatorët. Kursejmë energji dhe si rrjedhim para.
- Më shumë komfort dhe më shumë cilësi të jetës.
- Jetë më të gjatë të ndërtesës si dhe rritje të vlerës së saj.
- Kontribut në mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e emetimeve ndotëse në mjedis.
- Përmirësimi i sigurisë së furnizimit të energjisë, p.sh. duke zvogëluar varësinë (kombëtare, rajonale) nga importet e energjisë.
- Përmirësimi i konkurencës, që rezulton nga shpenzime më të ulëta të energjisë dhe risi në teknologji.
- Përmirësimi në të gjithë treguesit kryesorë të tillë si PBB, investimet direkte të lidhura me klimën, konsumi dhe punësimi.
Efiçensa e energjisë, përshkruan pra raportin ndërmjet përfitimit të fituar dhe energjisë së përdorur. Nga pikëpamja ekonomike, efiçensa e energjisë mund të përshkruhet kështu si produktiviteti margjinal i inputit të energjisë, pra specifikon se sa energji nevojitet për të prodhuar një nivel të caktuar të outputit (p.sh. nxehtësi, dritë, lëvizje, rehati).
Fikni pajisjet: TV, DVD, dhe paisje video të lëna në “stand by” vazhdojnë të përdorin të paktën gjysmën e sasisë së energjisë që ata konsumojnë kur janë të ndezur. Lënia ndezur e një monitori kompjuteri harxhon po aq energji sa fotokopjimi i 800 fotokopjeve A4.
- Kur karikuesi i telefonit lihet i lidhur me energjinë elektrike, edhe pse telefonit është hequr, ai konsumon 95% të energjisë së përdorur për të karikuar telefonin, sepse karikuesi konsumon ende energji edhe pse nuk është i lidhur me telefonin.
- Nëse të gjitha pajisjet janë fikur kur largoheni nga zyra, atëherë energjia e kursyer është e mjaftueshme për të drejtuar një makinë të vogël deri në 160 km.
Masat / investimet për Efiçensën e Energjisë
Efiçensa e energjisë, përshkruan pra raportin ndërmjet përfitimit të fituar dhe energjisë së përdorur. Nga pikëpamja ekonomike, efiçensa e energjisë mund të përshkruhet kështu si produktiviteti margjinal i inputit të energjisë, pra specifikon se sa energji nevojitet për të prodhuar një nivel të caktuar të outputit (p.sh. nxehtësi, dritë, lëvizje, rehati).
Masat që duhen marrë për rritjen e efiçensës së energjisë gjatë ndërtimit të shtëpive janë:
Kredia për Efiçensën e Energjisë
Çfarë është kredia për Efiçensën e Energjisë
Qëllimi – Kredia për “Efiçencën e Energjisë” është financimi i investimeve në banesa/ambiente biznesi që kanë për qëllim përdorimin efiçent të energjisë dhe kursimin e saj. Kredia “Efiçensa e Energjisë” do të mbështesë familjet/bizneset në uljen e qëndrueshme të kostove të energjisë.
Kush e përfiton këtë kredi? – Të gjithë klientët me të ardhura nga pagat apo biznesi mund të përfitojnë kredinë për “Efiçensën e Energjisë”, për sa kohë plotësojnë kushtet e përgjithshme për t’u financuar nga Bankat.
Avantazhet e investimeve në Efiçensën e Energjisë:
- Ulje e konsumit të energjisë
- Kursim i energjisë do të thotë kursim në para
- Përmirësim i standarteve të jetesës
- Mbron dhe përmirëson ambientin ku ne jetojmë
Fazat / hapat e aplikimit për marrjen e kredisë për Efiçensën e Energjisë, për përmirësime në shtëpi
Proçesi i aplikimit të kredisë për “Efiçensën e Energjisë” kalon nëpër fazat në vijim:
Dokumentat që nevojiten të paraqiten nga klientët në Bankë, në aplikimin për kredi për Efiçensën e Energjisë në banesa
Kjo është një listë e detajuar e dokumentave të mundshëm që kërkohen për një Kredi të Efiçensës së Energjisë:
- Plani i Investimit (vetëm investime në përmirësimet në efiçensën e energjisë duke iu referuar listës se kritereve të kualifikimit)
- Kopje e ID (pasaportë, kartë identiteti)
- Çertifikatë Familjare
- Çertifikatë vendbanimi për klientin dhe garantorin (nëse ka)
- Vërtetim të pagës për klientin dhe garantorin (nëse ka) që përcakton shumën e pagës, datën e fillimit të punësimit (n.q.s është e mundur një deklaratë bankare mund të vihet bashkëngjitur).
N.q.s të ardhurat nuk janë nga paga, ju lutem referojuni si më poshtë:
Terma dhe kushte
Terma dhe kushte specifike për kreditë e Efiçensës së Energjisë në banesa
RRETH FAQES
Kjo faqe është përgatitur nga Projekti i Efiçensës së Energjisë i Korporatës Financiare Ndërkombëtare me qëllimin e vetëm që të informojë dhe të edukojë publikun e gjerë në lidhje me Efiçensën e Energjisë dhe Kredinë për Efiçensën e Energjisë. Në vecanti, kjo faqe do të ndihmojë publikun për tu informuar me gjerësisht për:
- Efiçensën e Energjisë (përkufizimi, përfitimet, rregullat praktike dhe masat/investimet për Efiçensën e Energjisë), dhe
- Kredinë për Efiçensën e Energjisë (hapat kryesore, proçedurat, dokumentet e nevojshme, kostot që përfshihen, kushtet e kredisë për Efiçensën e Energjisë)
Përmbajtja e kësaj faqeje interneti mbrohet sipas ligjit për të “Drejtat e Autorit”. Kjo faqe apo pjesë të saj nuk mund të riprodhohen, kopjohen apo shpërndahen pa ju referuar Korporatës Ndërkombëtare Financiare, në asnjë lloj forme apo mënyre.
IFC inkurajon leximin e informacionit të kesaj faqeje dhe autorizon përdoruesin e këtij informacioni të paraqitur në këtë faqe, të kopjojë pjesë të këtij informacioni për perdorim vetjak, jo-tregtar si dhe pa të drejtë ri-shitje, ri-shpërndarje apo krijime apo veprime të reja ku përfshihet ky informacion apo pjesë ose përmbajtje të këtij informacioni. Cdo kopjim tjetër apo veprim tjetër në lidhje me këtë informacion të paraqitur në këtë faqe interneti kërkon autorizim me shkrim nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC).
Informacioni i paraqitur në këtë faqe interneti jepet në mirëbesim për arsye informacioni dhe IFC, Grupi i Bankës Botërore nuk do të mbahen përgjegjës per cdo apo ndonjë pjesë informacioni të paraqitur këtu.
Kjo faqe interneti nuk nënkupton përfaqësimin e cështjeve të diskutuara në mënyrë thelbësore dhe nuk duhet përdorur si bazë për të ndërmarrë vendime tregtare. Ju lutemi drejtohuni bankave/zyrave këshillimore apo zyrave ligjore për çështje të tilla.
Gjithë informacioni dhe materialet e përdorura në këtë faqe interneti janë pronë dhe ruhen nga IFC.
© 2012 International Finance Corporation
NJOFTIME
FURNITORËT
Lista e produkteve dhe kompanive që ofrojnë masat për Eficensën e Energjisë në banesa, ofrohen për qëllime të vetme informative.
Lista është vetëm një mbledhje e emrave të kompanive me të dhëna që ato vetë kanë prezantuar/deklaruar, dhe nuk nënkupton as edhe një rekomandim nga IFC. Kompanitë në këtë listë nuk janë të akredituar apo të kualifikuar nga IFC për cilesinë e produkteve. IFC nuk merr as edhe një përgjegjësi mbi vërtetësinë apo saktësinë dhe përputhshmërinë e informacionit të paraqitur në këtë dokument.
Këtu mund të shkarkoni “Lista mbi produktet dhe kompanitë Efiçente të Energjisë në Shqipëri”:
SHEMBUJ INVESTIMESH
INSTITUCIONET FINANCIARE
Institucionet financiare ku mund të aplikoni për Kredinë për Efiçensën e Energjisë
- Banka ProCredit
- Fondi Besa
- Banka Credins
- NOA
- Banka Societe General
- Union Bank