2016

01 Dhjetor 2016 – Në kuadër të strategjisë së AAB për edukimin financiar, si dhe përfshirjes në kurrikulat e Programeve Master të UET, të leksioneve të organizuara me pjesëmarrjen e CEO-ve dhe specialistëve nga fusha të ndryshme, u zhvillua një leksion i hapur, me studentë e pedagogë të Fakultetit Ekonomik në UET.

Dorida Stambolla, Drejtore e Auditit të Brendshëm në Raiffeisen Bank dhe Kryetare e Komitetit të Auditorëve të Brendshëm pranë Shoqatës Shqiptrare të Bankave, e cila ishte e ftuar në leksion, foli mbi auditin bankar, rolin e tij dhe aplikimin e standardeve ndërkombëtare në auditimin e brendshëm.

Më 27 Maj, Departamenti i Financave pranë Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës organizoi Konferencën e Dytë Kombëtare për “Sfidat e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë”. Këtij aktiviteti u bashkuan me pjesëmarrës nga fusha të ndryshme të kërkimit shkencor, studentët dhe ekspertë të ekonomisë, me synim dhënien e një kontributi konkret për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe financiar. Sekretari i Përgjithshëm i AAB-së, gjatë fjalimit të tij u përqendrua në rëndësia e Edukimit Financiar dhe shprehu mirënjohjen për ekipin e Fakultetit Ekonomik, i cili ishte një nga pjesëmarrësit dhe fitoi vendin e parë në një nga konkurset e organizuara gjatë Javës e Parasë.

 

Më 26 Maj, Departamenti i Financës pranë Universitetit Evropian të Tiranës (UET) organizoi Forumin Vjetor të studentëve që janë pjesë e këtij departamenti. Gjatë këtij forumi, u prezantuan disa ese me tema që lidhen me bankat dhe financat. Forumi u organizua në formën e një konkursi, ku Komisioni ndau çmime për 3 prezantime. Këtë vit, fituesi i dytë i “Forumit Financiar: Çmimi “Eseja më e mirë” u dha nga AAB.

 

Në 23 Mars, AAB u bashkua me një aktivitet të organizuar nga Junior Achievement Albania (JA). Gjatë
ditën e kësaj ngjarje, AAB mirëpriti një nxënës të shkollës së mesme, i cili ndoqi agjendën e Sekretarit të Përgjithshëm në të gjitha takimet e planifikuara gjatë ditës së punës. Studenti u njoh me stafin që punon me drejtuesin dhe gjithashtu iu dha një përmbledhje e strukturës organizative e institucionit pritës.