Java e Parasë 2022, 21-27 mars 2022, “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”
Në datat 21-27 mars 2022, Shoqata Shqiptare të Bankave, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, festojnë Javën e Parasë 2022, nën sloganin “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”. Aktivitetet edukative të organizuara gjatë kësaj javë synojnë t’i përfshijnë fëmijët dhe të rinjtë, duke u mësuar si të mendojnë financiarisht.
Mbi 2200 nxënës nga 150 shkolla
Mbi 600 studentë
Aktivitetin e përshëndetën Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, zj. Evis Kushi, dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella.
Pas fjalëve të rastit, aktiviteti vijoi me shpërndarjen e çmimeve për fituesit e 5 konkurseve të shpallura më parë nga Banka e Shqipërisë dhe AAB:
Konkursi për nxënësit e klasave III-IV me vizatime “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!” – mbështetur nga Union Bank.
Konkurs për nxënësit e klasave IX me fotomontazhe (meme) “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!” – mbështetur nga OTP Bank Albania.
Konkursi për nxënësit e shkollave të mesme “Videoja më e mirë” me temë “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!” – mbështetur nga Credins Bank.
Sfida e Javës: 7 pyetje mbi paranë dhe bankat për gjimnazistët – mbështetur nga Raiffeisen Bank.
Konkursi i esesë më të mirë me temë “Banka digjitale dhe ndikimi i saj në rritjen e përfshirjes financiare” – mbështetur nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).
Bankingu digjital
Më 24 dhe 25 mars 2022, në kuadër të Javës së Parasë, në bashkëpunim me bankat anëtare u organizuan leksione të hapura me temën Rinia dhe Bankingu Digjital. Përfaqësuesit e bankave iu drejtohen studentëve për t’i ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e kulturës financiare si pjesë e formimit të përgjithshëm. Gjatë leksioneve u prezantua orientimi dhe përparësia që bankat kanë drejt plotësimit të nevojave të klientëve nëpërmjet kanaleve digjitale, pasi ndryshimi i sjelljes konsumatore detyron shitjet e produkteve bankare drejt kanaleve digjitale.
Leksionet u organizuan në bashkëpunim me disa universitete:
- Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN),
- Universiteti Epoka
- Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
- Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (UMSH)
- Tirana Business University (TBU)
- Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër,
- Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan.
Leksion i hapur në Universitetin Epoka
Në datën 25 mars, z. Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv dhe z. Julian Çela, Drejtor i Përgjithshëm Financiar në Intesa Sanpaolo Bank Albania, vizituan ambientet e universitetit Epoka, në Tiranë. Pjesë e kësaj vizite, ishte mbajtja e një leksioni të hapur me 100 studentë të fakultetit të ekonomisë dhe shkencave administrative, mbi temën e buxhetimit dhe pasqyrave financiare.
Më 30 mars 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi për herë të katërt Kuizin Evropian të Parasë me pjesëmarrjen e 360 nxënësve të grup moshës 13-15 vjeç nga 58 shkolla nga i gjithë vendi. Konkursi u realizua online dhe u shfaq Livestream në kanalin YouTube të AAB-së. Pjesëmarrësit konkurruan në bazë ekipore të organizuar nëpërmjet platformës online Kahoot!.
Nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, znj. Luljeta Minxhozi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Genci Mamani dhe Sekretari Përgjithshëm i AAB-së, Z. Spiro Brumbulli.
Zhvillohet finalja kombëtare e Kuizit të Parasë
Më 30 mars 2022, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi për herë të katërt Kuizin Evropian të Parasë me pjesëmarrjen e 360 nxënësve të grup moshës 13-15 vjeç nga 58 shkolla nga i gjithë vendi. Konkursi u realizua online dhe u shfaq Livestream në kanalin YouTube të AAB-së. Pjesëmarrësit konkurruan në bazë ekipore të organizuar nëpërmjet platformës online Kahoot!.
Nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga Zëvendësguvernatorja e parë e Bankës së Shqipërisë, znj. Luljeta Minxhozi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Genci Mamani dhe Sekretari Përgjithshëm i AAB-së, Z. Spiro Brumbulli.
Ekipi fitues është nga shkolla 12-vjecare jopublike “Hafiz Ali Podgorica” në Durrës dhe përbëhet nga nxënësit: Arber Kertalli dhe Besart Ceka.
Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë dhe përbëhet nga: Redon Shehu dhe Lidra Shehu.
Ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe përbëhet nga: Mishel Balla dhe Anelia Shehu.
Skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet on-line më 10 Maj 2022.
Një falënderim të veçantë për mësueset Raimonda Estrefi, Etilda Muhaj dhe Jugerta Kabashi të cilat mundësuan organizimin dhe përgatitjen e skuadrave fituese.
Fituesit e 3 vendeve të para të konkursit do të vlerësohen me çmimet e mundësuara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, si më poshtë:
- Vendi i parë – 40,000 lekë
- Vendi i dytë – 30,000 lekë
- Vendi i tretë – 20,000 lekë
Përveç kësaj, Banka e Shqipërisë do të vlerësojë mësueset e skuadrave fituese me dhurata simbolike.
Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit të angazhuar në realizimin e këtij konkursi!
Money Kuiz Award Ceremony
On April 12, 2022, the Albanian Association of Banks, in cooperation with the Bank of Albania and the Albanian Deposit Insurance Agency, organized the awarding ceremony for the winners of the Money Kuiz.
Prizes were awarded to the first three places’ winners by the Deposit Insurance Agency. In addition, the teachers of the winning teams received symbolic gifts by the Bank of Albania.
The first place team will represent Albania in the European final of the Money Quiz, which will be organized online on May 10, 2 022.
Intesa Sanpaolo Bank Albania organizoi një orë të hapur mësimore me nxënës të klasave të katërta dhe të pesta në “Albanian College”, në Tiranë mbi rëndësinë e sigurisë online. Nxënësit, patën mundësi të njiheshin nga afër me njohuri mbi sigurinë online të paraqitur në mënyrë të thjeshtëzuar me anë të prezantimeve të personalizuara për fëmijë.
Banka OTP Albania zhvilloi një orë mësimore mbi Edukimin Financiar të Fëmijëve me nxënësit e klasave të shtata të shkollës 9-vjeçare “Ylber” në Tiranë. Rreth 70 nxënës patën mundësi të merrnin dije dhe pyesnin për koncepte bazë të parasë, bankës dhe funksioneve të saj për sigurinë, kursimin dhe investimin për arritjen e pavarësisë së tyre financiare.
UBA Bank lançoi projektin e saj në kuadrin e Edukimit Financiar të publikut. Banka ftoi studentët e CIT dhe jo vetëm, të marrin pjesë në konkursin me temë “UBA Mobile Banking – Business Case”. Bank mirëpret të gjitha propozimet dhe sugjerimet e studentëve për ide të reja në përmirësimin apo përshtatjen e këtij produkti, për të qenë më i dobishëm dhe lehtësisht i përdorshëm nga klientët. Në përfundim të konkursit do të vlerësohen tre projektet më të mira.
Në datat 21-27 mars 2022, Shoqata Shqiptare të Bankave, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, festojnë Javën e Parasë 2022, nën sloganin “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!”. Aktivitetet edukative të organizuara gjatë kësaj javë synojnë t’i përfshijnë fëmijët dhe të rinjtë, duke u mësuar si të mendojnë financiarisht.
Ceremonia kremtuese e Javës së Parasë u organizua më 24 mars 2022 në ambientet e Muzeut të Bankës së Shqipërisë. Gjatë kësaj ceremonie, morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe drejtues të lartë të bankave tregtare.
Aktivitetin e përshëndetën Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, zj. Evis Kushi, dhe Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella.
Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko u shpreh se duke qenë të vetëdijshëm dhe duke bërë zgjedhjet e duhura financiare, gjithsecili prej nesh, banka, institucione, biznese, familje por edhe individë, mund të luajmë një rol të rëndësishëm në përballimin e pasojave të situatave të jashtëzakonshme që bota po përjeton. Guvernatori nënvizoi rëndësinë e rritjes dhe promovimit të kulturës financiare si kundërpërgjigje ndaj informalitetit.
Kryetari i Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, z. Shella theksoi rëndësinë që AAB i jep edukimit financiar, iniciativat e ndërmarra dhe rolin e saj si nismëtare e krijimit të Rrjetit Shqiptar të Edukimit Financiar (ANFE) që përmbledh organizatat joqeveritare të interesuara për edukimin financiar. AAB është përpjekur për të lobuar pranë institucioneve shtetërore për domosdoshmërinë e planifikimit të edukimit financiar që në moshë të hershme. Z. Shella shtoi se ka ende shumë për të bërë kur flitet për edukim financiar, pasi përfshirja financiare dhe digjitalizimi janë ndër objektivat që bankat kanë.
Pas fjalëve të rastit, aktiviteti vijoi me shpërndarjen e çmimeve për fituesit e 5 konkurseve të shpallura më parë nga Banka e Shqipërisë dhe AAB:
1. Konkursi për nxënësit e klasave III-IV me vizatime “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!” – mbështetur nga Union Bank.
2. Konkurs për nxënësit e klasave IX me fotomontazhe (meme) “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!” – mbështetur nga OTP Bank Albania.
3. Konkursi për nxënësit e shkollave të mesme “Videoja më e mirë” me temë “Tregohu i zgjuar me paranë, ndërto të ardhmen tënde!” – mbështetur nga Credins Bank.
4. Sfida e Javës: 7 pyetje mbi paranë dhe bankat për gjimnazistët – mbështetur nga Raiffeisen Bank.
5. Konkursi i esesë më të mirë me temë “Banka digjitale dhe ndikimi i saj në rritjen e përfshirjes financiare” – mbështetur nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT).
Kuizi i Parasë