Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare

Tema: Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare
Data dhe vendi: 25 tetor 2023, Prishtinë, Kosovë

Rreth forumit

Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave, mbështetur nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore më 25 tetor 2023, do të organizojnë forumin e përbashkët “Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare”.

Përgjatë punimeve të këtij forumi, ekspertët nga Kosova dhe Shqipëria, nëpërmjet ndarjes së përvojave dhe njohurive të tyre, do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë kibernetike në sektorin bankar.

Forumi do të ofroj një platformë për rrjetëzim dhe do të përmbajë panele diskutimi të cilat do të trajtojnë çështje mbi kërcënimet kibernetike, dobësitë dhe teknikat e sulmit, e mbi të gjitha do të ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë natyrën e kërcënimeve dhe të përshtatin masat e tyre të sigurisë në përputhje me rrethanat.