Forumi i parë i auditorëve të brendshëm
18 qershor 2015
Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Instituti Shqiptar i Audituesve të Brendshëm (AIIA), organizuan Forumin e Parë të Auditimit të Brendshëm, në 18 qershor 2015 në Hotel Tirana International. Forumi u fokusua mbi zhvillimin dhe situatën e profesionit të auditimit të brendshëm në sektorin bankar shqiptar. Forumi u ndoq nga auditues të brendshëm dhe drejtues ekzekutiv të bankave, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave, Bankës Qendrore të Kosovës, kompanive ndërkombëtare të konsulencës si dhe nga institucione Financiare në Shqipëri e Kosovë.
Në fjalën e hapjes, Zj. Endrita Xhaferaj, Sekretare e Përgjithshme e AAB dhe Z. Stavri Pashko, Drejtor Ekzekutiv i AIIA, theksuan rëndësinë e organizimit për herë të parë në Shqipëri të këtij forumi, i cili synon të krijojë një platformë komunikimi për profesionin e auditimit të brendshëm në sektorin bankar shqiptar. Duke marrë fjalën, Z. Gazmend Kadriu, Drejtor i Përgjithshëm i Union Bank, u shpreh për rolin e rëndësishëm që ka funksioni i auditimit të brendshëm në institucionet bankare. Forumi vazhdoi me prezantimin e Zj. Dorida Stambolla, Drejtuese e Departamentit të Auditit të Brendshëm në Raifeissen Bank dhe drejtuese e Komitetit të Auditit të Bankave dhe Zj. Nicola Rimmer, Drejtuese në Barclays Bank, Londër.
Në seksionin e dytë të Forumit, spikati një panel i larmishëm referuesish, i përbërë prej dy drejtuesve ekzekutivë Z. Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Z. Orfea Dhuci, Këshilltar Ekonomik, Apha Bank Albania, si dhe prej dy drejtuesve të auditimit të brendshëm të sektorit bankar: Z. Ibrahim Yasar, nga BKT, dhe Zj. Silvana Zoto, nga NBG Bank Albania.
GALERIA