Java e Parasë 2023
20-26 mars 2023
Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!
Shoqata Shqiptare të Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, në datat 20-26 mars 2023, festojnë Javën e Parasë 2023, nën sloganin “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”. Gjatë kësaj javë, AAB, së bashku me bashkëpunëtorët dhe partnerët e saj, është e angazhuar në organizimin e aktiviteteve të cilat kanë si qëllim të edukojnë brezin e ri për bërë plane financiare të shëndetshme gjatë gjithë jetës së tyre.
Mbi 3350 nxënës nga 150 shkolla nga i gjithë vendi
Mbi 540 studentë nga 9 universitete
Ceremonia e çeljes së Javës së Parasë 2023, u organizua në mjediset e Bankës së Shqipërisë, më 20 mars 2023. Aktivitetin e përshëndetën z. Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë; zj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit; dhe z. Bledar Shella, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit 5 konkurseve të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë dhe të shpallura më parë. Këto konkurse u mbështetën nga bankat anëtare të AAB-së.
- Konkursi “Vizatimit më i mirë”, në të cilin u paraqitën për konkurrim më shumë se 350 vizatime nga nxënësit e klasave III-ta prej më shumë se 70 shkollave 9-vjeçare nga e gjithë Shqipëria. Konkursi u mbështet nga Union Bank.
- Konkursi “Projekti më i mirë”, në të cilin nxënësit e 46 klasave të IV- ta nga 38 shkolla të vendit u angazhuan në trajtimin e temës në një projekt fizik ose interpretativ, përmes një videoje të shkurtër. Konkursi u mbështet nga ABI Bank.
- Konkursi “Fotomontazhi më i mirë”, ku 65 nxënës me 61 punime, nga 50 shkolla të vendit, nxënës të klasave të VIII-ta, zbërthyen mesazhin e temës së Javës së Parasë, nëpërmjet imazheve dhe diçiturave. Konkursi u mbështet nga Credins Bank.
- Konkursi i “Videos më të mirë”, në të cilin u paraqitën 69 video, të realizuara nga 97 nxënës të 47 shkollave të mesme të vendit, Konkursi u mbështet nga OTP Bank Albania.
- Konkursi i esesë më të mirë me temë “Ndryshimet klimatike – përse janë të rëndësishme për sektorin financiar në Shqipëri?” Në këtë konkurrim u paraqitën 10 ese nga 7 universitete të vendit. Fituesit e konkursit, përveç çmimit simbolik të fituar, falë mbështetjes së Bankës Tregtare Kombëtare, do të mund të kryejnë dhe praktikat mësimore pranë kësaj banke.
Shoqata Shqiptare e Bankave organizoi disa leksione të hapura dhe orë mësimore, si pjesë e aktiviteteve të edukimit financiar, zhvilluar përgjatë Javës së Parasë.
- Më 15 mars, Irida Huta, Kryetare e Komitetit të Pagesave, Kartave, Digjitalizimit dhe Kanaleve Alternative në AAB, mbajti një orë leksioni të hapur me studentë të Albania University, në degët Financë – Bankë dhe Menaxhim biznesi. Bankingu digjital, efekti në ekonomi i uljes së parasë fizike në qarkullim si dhe mënyra sesi bankat po lëvizin drejt një transformimi digjital të produkteve dhe shërbimeve të tyre, ishin çështjet e trajtuara dhe diskutuara.
- Më 23 mars, Elona Bollano, Kryetare e Komitetit të Riskut dhe Drejtore e Departamentit të Përputhshmërisë së Kapitalit në Bankën Kombëtare Tregtare preyantoi për studentët e e nivelit Bachelor, viti i 3-të, dega Financë në Universitetin e Tiranës, temës mbi menaxhimin e rrezikut në banka, sfidat dhe risitë me të cilat po përballet aktualisht sektori bankar.
- Më 24 mars, znj. Xhilda Shehu, Drejtuese për Kanalet Alternative dhe Marketingun Digjital, në Intesa Sanpaolo Bank Albania u gjend pranë studentëve të vitit të 3-të në programin e studimit “Bachelor” në Informatikë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN). Në këtë orë interaktive u fol mbi prirjet në sektorin bankar dhe bankingun e hapur, si trendi i ri global.
- Më 23 mars, u organizua orë mësimore në shkollën “Pandeli Cale”, Korçë, me temë “Administro paratë e tua, kultivo të ardhmen tënde!”, nga Spartak Mele, Senior Personal Banker (Raiffeisen Bank, dega Korçë).
Më 30 mars 2023, Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), organizoi për herë të pestë Kuizin Evropian të Parasë, ku u regjistruan 926 nxënës të grup moshës 13-15 vjeç nga 89 shkolla nga i gjithë vendi. Konkursi u realizua online dhe u ndoq me interes të lartë, Livestream në kanalin YouTube të AAB-së nga më tepër se 1,700 shikues. Pjesëmarrësit konkurruan nëpërmjet platformës online Kahoot!, të organizuar në 463 ekipe.
Nxënësit pjesëmarrës u përshëndetën nga z. Genci Mamani, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, znj. Ledja Bregu, Drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, Kontabilitetit dhe Financës në Bankën e Shqipërisë, dhe Sekretari Përgjithshëm i AAB-së, z. Spiro Brumbulli.
Ekipi fitues i finales kombëtare të Kuizit të Parasë 2023 është nga shkolla 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan dhe përbëhet nga nxënësit: Henri Terolli dhe Armi Tafa.
Ekipi fitues i vendit të dytë është nga shkolla “Sotir Gurra” në Korçë dhe përbëhet nga nxënësit: Oresti Çela dhe Georg Qafzezi.
Ekipi fitues i vendit të tretë është nga shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë dhe përbëhet nga nxënësit: Mario Ballo dhe Dart Ymeraj.
Një falënderim të veçantë për mësuesit Albin Malelli, Mitiana Trungu dhe Donika Lici, të cilët mundësuan organizimin dhe përgatitjen e skuadrave fituese.
Skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen evropiane të Kuizit të Parasë, e cila do të zhvillohet në Bruksel më 16 maj 2023. Ekipet fituese do të shpërblehet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe Banka e Shqipërisë sipas çmimeve të shpallura më parë, kurse pjesëmarrja në konkursin evropian do të mundësohet nga Raiffeisen Bank.
Falënderojmë të gjithë nxënësit dhe mësuesit për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin me sukses të këtij konkursi unik kombëtar në fushën e edukimit financiar!
Ceremonia e çeljes së Javës së Parasë 2023, u organizua në mjediset e Bankës së Shqipërisë, më 20 mars 2023. Aktivitetin e përshëndetën z. Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë; zj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit; dhe z. Bledar Shella, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Guvernatori Sejko shprehu rëndësinë që Banka e Shqipërisë i kushton kulturës dhe përfshirjes financiare, duke e bërë pjesë integrale të detyrave të saj institucionale. Ai përmendi punën e bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe të gjithë partnerët e brendshëm, për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Edukimit dhe Përfshirjes Financiare (SKEPF), që përshkruan parimet dhe objektivat e përgjithshme të edukimit dhe përfshirjes financiare.
Ministrja Kushi theksoi edhe njëherë rëndësinë e edukimit financiar, për të formuar qytetarë të denjë duke i pajisur me njohuritë e duhura. Edukimi financiar trajtohet si lëndë më vete në kurrikula duke mundësuar dhe vënien në praktikë të njohurive të marra.
Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Shella, në fjalën e tij solli në vëmendje përfshirjen e AAB-së dhe bankave në iniciativat dhe projektet e përbashkëta, dhe shprehu përkrahjen e mëtejshme për çdo iniciativë që do të kontribuojë në përmirësimin e njohurive mbi paranë dhe financat, si një nevojë që e sjell koha.
Aktiviteti vijoi me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit 5 konkurseve të organizuara nga Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave me rastin e Javës së Parasë dhe të shpallura më parë. Këto konkurse u mbështetën nga bankat anëtare të AAB-së.
- Konkursi “Vizatimit më i mirë”, në të cilin u paraqitën për konkurrim më shumë se 350 vizatime nga nxënësit e klasave III-ta prej më shumë se 70 shkollave 9-vjeçare nga e gjithë Shqipëria. Konkursi u mbështet nga Union Bank.
- Konkursi “Projekti më i mirë”, në të cilin nxënësit e 46 klasave të IV- ta nga 38 shkolla të vendit u angazhuan në trajtimin e temës në një projekt fizik ose interpretativ, përmes një videoje të shkurtër. Konkursi u mbështet nga ABI Bank.
- Konkursi “Fotomontazhi më i mirë”, ku 65 nxënës me 61 punime, nga 50 shkolla të vendit, nxënës të klasave të VIII-ta, zbërthyen mesazhin e temës së Javës së Parasë, nëpërmjet imazheve dhe diçiturave. Konkursi u mbështet nga Credins Bank.
- Konkursi i “Videos më të mirë”, në të cilin u paraqitën 69 video, të realizuara nga 97 nxënës të 47 shkollave të mesme të vendit, Konkursi u mbështet nga OTP Bank Albania.
- Konkursi i esesë më të mirë me temë “Ndryshimet klimatike – përse janë të rëndësishme për sektorin financiar në Shqipëri?” Në këtë konkurrim u paraqitën 10 ese nga 7 universitete të vendit. Fituesit e konkursit, përveç çmimit simbolik të fituar, falë mbështetjes së Bankës Tregtare Kombëtare, do të mund të kryejnë dhe praktikat mësimore pranë kësaj banke.
Përveç konkurseve dhe veprimtarive në institucionet arsimore, një aktivitet tjetër i rëndësishëm është dhe Kuizi i Parasë, finalja kombëtare e të cilit do të realizohet më 30 mars 2023, ku fituesit do të shpërblehen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave. Raiffeisen Bank do të mundësojë pjesëmarrjen e ekipit fitues të Kuizit të Parasë në konkursin evropian në Bruksel në datën 16 maj 2023.
Kuizi i Parasë, Finalja e Shqipërisë